Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mesatarisht një vdekje çdo 33 sekonda për shkak të Covid, javën e kaluar. Kjo është ajo që del nga analiza e Cnn për të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Dje, Shtetet e Bashkuara regjistruan 210,479 raste koronavirus dhe 1,394 vdekje nga sëmundja. Të dhënat e reja e çojnë totalin e infeksioneve në 20,636,663 dhe atë të vdekjeve në 351,580.

Të paktën 13,071,925 doza të vaksinave janë shpërndarë në vend deri më tani dhe të paktën 4,225,756 doza janë administruar, tha Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.