Italia ka numëruar 10,386 raste pozitive të testit të koronavirusit në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Dje ishin 7.351.

Sot janë shënuar gjithashtu 336 viktima, dje ishin 258. Kishte 274,019 teste për koronavirusin (molekular dhe antigjenik) të kryera në 24 orët e fundit në Itali, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Ditën e djeshme u sëhnuan 179,278 testime, pra rreth 95,000 më pak. Shkalla e pozitivitetit është 3.8%, krahasuar me 4.1% dje (-0.3% në 24 orë).

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, ka 2,074 pacientë në kujdes intensiv për Covid në Itali, me një bilanc ditor prej 15 njësive më pak midis hyrjeve dhe daljeve. Pranimet ditore në reanimacion ishin 154.