Në një bisedë që ka realizuar me ndjekësit e saj në Instagram, Amarda Toska ka folur dhe për ngjarjen më të fundit në të cilën u përfshi bashkëshorti i saj, Ermal Mamaqi.

Njëri prej ndjekësve e ka pyetur Amin nëse “e këshillon ndonjëherë Ermalin për komentet që jep publikisht?” Kjo pyetje duket se i referohet komentit që bëri në “Dance With Me” ndaj Arta Nitaj duke sjellë në vëmendje “Dubai Porta Potty”.

Para pak muajsh, modelja u vu në qendër të vëmendjes kur u përfol për një skandal me protagonist Youtuber-in britanik, Teddy Grey. Por çfarë tha Ami pas pyetjes që i bëri ndjekësi dhe që duket se ka të bëjë pikërisht me këtë ngjarje?

“Ne komunikojmë shumë për çdo gjë që e quajmë të rëndësishme. Ndërsa për atë që thotë në publik nuk mendoj se duhet të këshillohet akoma se është boll i përgjegjshëm se çfarë thotë.

Ermali ka një të mirë të madhe që është shumë i hapur ta thotë troç atë që mendon dhe kështu bën. Kuptohet që në disa raste ka edhe të lënduar.“, ka shkruar ajo.