Dramë për Cristiano Ronaldon dhe partneren e tij. Kampioni portugez në fakt ka komunikuar përmes kanaleve të tij sociale humbjen e një prej binjakëve që Georgina lindi sot: “Me pikëllimin më të thellë njoftojmë vde8kjen e fëmijës tonë. Është dhimbja më e madhe që mund të provojë një prind.

Vetëm lindja e vajzës sonë të vogël na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi”. CR7 më pas kërkoi të respektonte privatësinë e tij në një moment “shumë të vështirë”.

Portugezi – në postimin që ka shkruar së bashku me partneren e tij – më pas vazhdoi duke falënderuar “mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre.Jemi të gjithë të shkatërruar nga kjo tragjedi dhe kërkojmë me dashamirësi privatësi në këtë kohë shumë të vështirë.

Bebi ynë i vogël je engjëll, ne do të duam gjithmonë”, shkruhej ne postimin e kampionit portugez”. Vjeshtën e kaluar Cristiano Ronaldo, tashmë baba i katër fëmijëve, njoftoi në rrjetet sociale se partnerja e tij Georgina Rodriguez ishte shtatzënë me binjakë dhe me një video zbuloi gjininë e foshnjave rrugës: një djalë dhe një vajzë.

Modelja dhe influencuesja, në marrëveshje me CR7, kishte vendosur që binjakët të lindnin në Spanjë dhe jo në Angli, ku u zhvendos që kur portugez u kthye për të veshur fanellën e Djajve të Kuq: Georgina e njeh mirë spitalin spanjoll sepse atje lindi në 2017 Alana Martina.