Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha u bekua dy vite më parë me ardhjen në jetë të djalit të saj, Alaron. Vogëlushi sot feston ditëlindjen dhe e gjithë familja e tyre po i gëzohen kësaj dite kaq të veçantë.

Dhe sigurisht nuk ka munguar një urim zemre edhe nga mami Aurela në orët e vona. ‘Gëzuar ditëlindjen fëmijës tim të preferuar! (Shh, mos i thuaj Luna/Ea’s).

Të dua jeta ime, falenderoj Zotin ç’do ditë që të solli në jetën time, ti i jep kuptim! Të dua, të duam! Frym’.” – shkruan Aurela Hoxha krahas fotos së publikuar në rrjete sociale, duke na zbuluar kështu se Alaron është edhe fëmija e saj e preferuar.

Urime të shumta kanë ardhur po ashtu nga miqtë dhe të afërmit e modeles. Modelen jemi mësuar ta shikojmë shumë hermetike kur vjen puna tek partneri dhe fëmijët. Ajo i ka shijuar të dy shtatzënitë larg postimeve dhe vëmendjes mediatike.