Luiz Ejlli është pa dyshim një nga lojtarët më të fortë të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania. Këngëtari shkodran ka fituar simpatinë e publikut të gjerë dhe shihet edhe si një fitues potencial i këtij edicioni të dytë.

Që nga nisja e këtij programi shumë të dashur për publikun, Luizi ka përdorur strategji të ndryshme deri më tani, përmes lojërave të ndryshme, ku ka përfshirë edhe konkurrentët e tjerë.

Pak ditë më parë, Luizi ia doli që të fuste në ‘kurth’ edhe Kristin dhe Maestron duke bërë që t’i thyenin rregullat, e për pasojë, Armaldo Kllogjeri u largua nga shtëpia të shtunën. Por, mesa duket, Luizi nuk është aspak i kënaqur me eliminimin e Armaldos, pasi ai ka edhe një dëshirë tjetër.

Në një bisedë me Oltën pas spektaklit, Luizi u shpreh se ia ka arritur qëllimit të tij, ndërsa shtoi se ka synim t’i largojë edhe dy banorë të tjerë nga shtëpia, por që nuk ia përmendi emrat.

“Dua dhe 2 persona të nxjerr nga shtëpia”, tha Luiz Ejlli. Me siguri, një prej tyre është aktorja Olta Gixhari dhe personazhi tjetër që Luizi do jashtë shtëpisë është Qetsor Ferrunaj.