Thuajse të gjithë përdoruesit e rrjetit social TikTok e njohin. Ajo quhet Lorena Prifti dhe është vlonjatja e famshme në TikTok, e cila bën video të ndryshme që i vijnë natyrshëm nga çështje të përditshme, si për shembull, diferenca në moshë me bashkëshortin, të cilën ia vënë shpesh në pah.

Lorena e ndan jetën e saj mes Shqipërisë dhe Greqisë, aty ku ajo ka krijuar tashmë edhe familjen e saj. E ftuar në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’, Lorena tregoi se ka emigruar që në moshën 4-vjeçare në Greqi ndërsa tregoi edhe se si u njoh me bashkëshortin, me të cilin ka 9 vite diferencë.

“Unë kam ikur nga Vlora që 4 vjeçe me familjen në një ishull në Greqi. Atje qendrova deri në moshën 21-vjeçe, i fillova të gjitha, ndoqa shkollën. Më pas në Athinë shkova në shkollë për farmaci dhe pastaj mbarova dhe shkova në Janinë.

Bashkëshortin e njoha në ishull, ai kishte ardhur me pushime se ishte në Angli. Ai rrinte ngjitur me shtëpinë time dhe punonte në të njëjtin vend ku punonte djali i tezes sime.

Ne kemi 9 vite diference, nuk është ndonje diferencë e madhe, po njerezit komentojne dhe unë në një moment nuk u ndjeva mirë. Edhe bëra një video, plus qe jam shumë krenare për burrin që kam”, u shpreh Lorena në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’.