Ish-konkurrentja e Përputhen dhe tashme bankre e Big Beother VIP, Mikela Pupa, ka qenë duke biseduar me banorët e tjerë lidhur me eksperiencat e saj në TV si dhe për jetën e saj personale.

Ndër të tjera, Mikela u ndal tek marrëdhënia me Erionin. Ajo zbuloi detaje për raportin e tyre dhe theksoi se Erioni e ka shfrytëzuar atë për famë.

“Sepse mendoj që ai djali edhe më shfrytëzonte për famë, duke qenë që unë u bëra një personazh, nuk e kishte rëndësinë që kisha unë. Peshën që do ta kishte çift me mua nuk do ta kishte vetëm kudo dhe impaktin.

Duke qenë se ne si çift do të kishim më shumë audiencë të gjerë sesa tek dhe donim ta shfrytëzonim si gjë”, theksoi Mikela.

Kur u pyet nëse hyri në Për’Puthen për famë apo për dashuri, ajo u shpreh: “Ai djali ka jetuar 5 muaj në shtëpinë time dhe unë nuk kam pse të mbaj në shtëpi dikë që e kam për show.

Ishte një pjesë, okej mund të them që ai me të vërtetë më pëlqente sepse më kërkoi edhe rikthim para pak kohësh dhe ia dhashë prapë mundësinë dhe u riktheva dhe në momentin që u riktheva kuptova që nuk kishte ndryshuar”, u shpreh Mikela Pupa.