Megi Pojani, moderatorja e njohur shqiptare ishte pa asnjë dyshim kryefjalë e mediave online gjatë kësaj jave, pas videos së publikuar disa ditë më parë në varreza, ku shihej duke qeshur dhe kërcyer në varrin e stërgjyshes.

Ndjekësit e saj dhe jo vetë, por edhe personazhë të njohur publikë si Noizy, Rozana Radi, Dasara Karaiskaj e shumë të tjerë e kryqëzuan moderatoren për këtë video, duke iu kthyer kundër dhe duke mos e pritur aspak mirë veprimin e saj.

Së fundmi motra e Megit, Ina ka publikuar në rrjetin e saj social, Instagram një bisedë “WhatsApp-i” me tezen e tyre, e cila ka dalë në mbështetje të moderatores, duke thënë se askush nuk ka të drejtë të flasë për mënyrën se si ajo komunikon me stërgjyshen e saj.

“Teze, Shqipëria më urren. Unë jam një varrhimse” duket në mesazhin që ka shkruar Megi në WhatsApp. Ndërsa tezja e saj e ka mbështetur duke thënë “Ec mi ti, s’e marr vesh pse ke kërkuar falje. Kujt i vajte te varri? Kush bir kur*e ka të drejtë morale të flasë ty se çfarë komunikon me stërgjyshen tënde”.