Vendi ynë do të vijojë të mbetet nën kushtet e një moti të paqëndrueshëm edhe përgjatë ditës së sotme. Reshjet e shiut dhe vranësirat do të mbizotërojnë kryesisht në zonat Veriore dhe Jugore të vendit.

Sakaq, gjatë pasdites pritet të ketë edhe një përmirësim të kushteve të motit, ndërsa reshjet pritet të jenë më të dukshme në zonat malore të vendit.

Ndërkaq, sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.