Rrëmoni thellë në sendet tuaja që keni ruajtur dhe përpiquni të gjeni Iphone-n tuaj të vjetër. Ku i dihet, mund të jeni edhe ju me fat.

Një Iphone i gjeneratës së parë u shit përpara disa ditësh për çmimin 35.000 dollarë në një ankand të organizuar nga RR Auction, që nxorri edhe shumë artikuj të tjerë.

Përveç Iphone-t, në ankandin “Apple, Jobs and Computer Hardware” u shit edhe iPod-i i gjeneratës së parë për 25,000 $.

Ankandi u mbyll me 18 gusht dhe shitja e Iphone-t të gjeneratës së parë me këtë çmim është një moment i veçantë për këtë kompani, që disa ditë më parë nxorri në treg Iphone 14.