Aktori i njohur shqiptar, Amos Zaharia, i cili është bërë pjesë e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP ka ofenduar së fundmi Luizin dhe Kiarën, duke përdorur një gjuhë të rëndë kundrejt kësaj të fundit. Në përfundim të një debati me Luizin, Amosi e cilësoi Kiarën si “k*rvë”.

Ky fjalor i përdorur nga Amosi ka sjellë reagime shumë të forta në rrjete sociale, me opinionin publik që është kthyer kundër aktorit. E nuk ka munguar as reagimi i shoqes së ngushtë të Kiara Titos, Liesa Haxhiasllanit, e cila është përgjigjur ndaj ofendimit të rëndë që Amosi bëri ndaj moderatores.

“Kjo është qytetaria? Ky është fjalori që duhet të përdoret nga një “artist” që pretendon të jetë shembull? Kjo është “elita”? Pa fjalë…”-shkruan Liesa, shoqja e Kiarës në rrjetet e saj sociale, duke dalë kështu në krah të mikeshës së saj.

Amos Zaharia është një prej personazheve të këtij edicioni që ka ngritur zërin kundër ofendimeve dhe kërcënimeve në shtëpinë e Big Brother. Në spektaklin e së shtunës, në një debat me Armaldon, Amosi e cilësoi atë si një “njeri të artit” që nuk i lejohen ofendimet dhe gjestet, sipas tij të ulëta.