Që kur këndoi “alirón” e La Liga-s, Real Madridi po numëron ditët derisa të arrijë finalja e Champions League më 28 maj, në të cilën do të përballet me Liverpool-in e Jürgen Klopp. Në klubin e bardhë, përveç kësaj, është dikush tjetër që ka një numërim mbrapsht shumë të veçantë…, Davide Ancelotti.

Djali dhe ndihmësi i parë i Carlo Ancelottit në skuadrën merengues do të ngjitet në altar me partneren e tij sentimentale, Ana Galocha, menjëherë pas përfundimit të sezonit, më 10 qershor, kushedi nëse me një Champions më shumë nën krahë ose jo.

Ajo që dihet për dasmën është hera e tretë me fat, pasi është edhe përpjekja e tretë e çiftit për t’u martuar, por pa mundur prej pandemisë. Dasma do të zhvillohet në Sevilla, konkretisht në komunën Mairena del Alcor, nga e cila i ka “rrënjët” Galocha.

Mes të ftuarve të saj, bukuroshja nga Sevilla  siguron se do të ketë anëtarë të skuadrave të mëparshme të burrit dhe vjehrrit Italian; Everton, Bayern Munich dhe Real Madrid, por jo skuadra të tëra, pasi ata kanë organizuar një event intim në të cilin do të jenë qeniet e tyre më të afërta.

Fëmijët e tyre, Leonardo dhe Lucas, tre vjeç, do të jenë përgjegjës për të ecur në korridor dhe për t’iu dhënë atyre unazat e martesës. Babai i Galocha dhe motra e Davide, Katia, do të zgjidhen si kumbarë në bashkimin e tyre.

Aktorja ka konfirmuar gjithashtu se në dasmë do të veshë dy vello të ndryshme, dy dizajne nga Yolancris dhe Johana Calderón, ndonëse nuk ka treguar asnjë detaj se si do të duken ato.