Për herë të parë që nga vitit 1978, kur satelitët nisin të vëzhgojnë nga qielli akujt e Antarktidës, sipërfaqja e masivit më të madh akullnajor në botë ka zbritur nën 2 milionë kilometra katrorë. Dhe, për herë të dytë që nga viti 2017, akulli ka tendencën të pakësojë sipërfaqen e tij me një ritëm kaq të madh.

Nëse në Polin e Veriut shkrirja e akujve po bëhet prej dekadash me ritme shumë herë më të shpejta për shkak të ngrohjes globale, në Antarktidë, në fakt ndodhte e kundërta. Gjithsesi, nga viti 2017, edhe në Polin e Jugut po ndodh i njëjti fenomen, duke bërë që edhe në ekstremin tjetër të botës të ndikojë shumë ngrohja globale.

Sipas studimeve që janë duke kryer përfaqësues të disa universiteteve në akullin ujor të shkëputur, mësohet se gjatë verës, mekanizmat që dominojnë proçesin shoqërohen nga rrymat e ngrohta që i drejtohen Polit të Jugut. Kjo ka sjellë edhe shkrirjen e shpejtë të akujve dhe uljen e sipërfaqes së ngrirë.