Teksa të gjithë prisnin që rikthimi i Efit në shtëpinë e Big Brother VIP të sillte edhe një miqësi më të fortë mes saj, Luizit dhe Kiarës, asgjë nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar. Çifti dhe Efi patën përplasje të forta me njëri-tjetrin, teksa edhe pas daljes së Kiarës, situata vijon e njëjtë mes saj dhe Luizit.

Gjatë një tjetër diskutimi mes këngëtarit dhe Efit mbrëmjen e kaluar, kjo e fundit i tha se Luizi ka të drejtë të kapet si të dojë në shtëpinë e Big Brother, pasi është në lojë, por me të dalë jashtë, ai do t’i japë të drejtë asaj.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Ajo të tha “Du Luizin e Efin në finale”. I thashë “ Po shihemi”

Efi: Shoqëria shihet në gjëra tjera Luiz. Kur të dalësh jashtë do e kuptosh

Luizi: Mso me folë, edukoju…

Efi: Kur të dalësh jashtë,… këtu kapuni si të doni, këtu jeni në lojë. A më mësuat ju që jemi në lojë, ja pra kjo është loja ime. Mua më torturuat, mbaroi tortura ime.