Prej disa ditësh, në mediat online ka qarkulluar lajmi se fëmija i parë i moderatores Einxhel Shkira dhe Dj Dagz ka ardhur në jetë. Asnjë prej të dyve nuk e kishte konfirmuar një lajm të tillë, megjithëse urimet për çiftin në rrjete sociale kanë qenë të shumta.

Por, mesa duket, djali i tyre i parë ka ardhur në jetë shumë më shpejt sesa ne mendonim, pavarësisht këmbënguljes së çiftit për të mos e pranuar. Pak orë më parë, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz konfirmuan se vogëlushi ka ardhur në jetë më 12 dhjetor, duke e mbajtur të fshehtë lajmin e bukur.

Përmes një postimi në rrjete sociale, moderatorja dhe Dj i njohur kanë publikuar një video me disa nga momentet e ëmbla nga ardhja e djalit të tyre në jetë, ndërsa na kanë treguar edhe se dita e lindjes së tij është pikërisht 12.12.2022.

Einxhel dhe Dj Dagz kanë zbuluar për fansat e tyre edhe emrin e vogëlushit, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë ‘Trev’. “TREV – 12/12/2022. Kur dashuria merr formën e një jete të re. FALEMINDERIT ZOT” – ka shkruar Einxhel në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)