Nuk ka rëndësi nëse shpallet ose jo fituese e këtij edicioni në spektaklin ‘Dancing With The Stars’. Duket se tashmë Elhaida Dani e ka fituar çmimin e saj dhe ai është Lediani, partneri i saj jo vetëm në kërcim, por tashmë edhe në jetë.

Dyshja konfirmuan pak ditë më parë lajmet se mes tyre ka diçka më tepër sesa partnerë në kërcim, teksa përmes një puthjeje romantike live në spektaklin e kërcimit, ato deklaruan se janë në një marrëdhënie me njëri-tjetrin.

Mirëpo duket se lidhja e tyre qenka më serioze seç duket në televizion. Kjo pasi, përmes postimeve në rrjetet e tyre sociale, kuptohet që çifti ka vendosur ta kalojë Krishtlindjen e parë në Shkodër me familjarët e këngëtares.

Mesa duket Lediani dhe Elhaida janë prezantuar edhe me familjet e tyre dhe tashmë po jetojnë dashurinë e tyre zyrtarisht. Kujtojmë që vetë këngëtarja, në skenën e ‘Dancing With The Stars’ tregoi se çifti kishte kuptuar që lidhja e tyre ishte marrë vesh dhe për këtë arsye vendosi ta bënte publike marrëdhënien.

“Ne e dinim që diçka e tillë po kuptohej nga java në javë nga publiku, nga produksioni patjetër, mes kolegëve dhe konkurrentëve të tjerë edhe e ndjenim që ishte momenti ta ndanim ndoshta.

Por jo aq shumë sepse është diçka kaq e shenjtë, delikate dhe e bukur. Ne do të donim shumë që ta mbanim për veten tonë akoma, të ndajmë me publikun atë që ndodhi sonte por jo më  gjatë. Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme sido që të shkojë ‘Dancing’. Ne jemi shumë të lumtur sepse fituam diçka shumë të madhe”- tha Elhaida Dani në skenën e ‘Dancing With The Stars’.