Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka miratuar prodhimin e vaksinës anti-Covid të Pfizer-BioNTEch në dy impiante europiane.

Impianti i parë ndodhet në Reinbeck të Gjermanisë dhe menaxhoeth nga kompania farmaceutike Allergopharma. Ndërsa kompania e dytë ndodhet në Stein të Zvicrës dhe menaxhohet nga kompania farmaceutike Novartis.

Prodhimi i vaksinës së Pfizer në këto dy kompani do të rritë sasinë e saj në treg, ndërkohë që kërkesat janë në rritje. Kështu do të kemi një mbulim më të madh e më të shpejtë të vendeve të BE-së me këtë vaksinë”, thanë drejtuesit e BE-së.