Ka shkuar në 5000 numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë mundur të kalojnë kufirin e Marokut dhe të hyjnë në zonën spanjolle të Ceuta, që ndodhet në Afrikën e Veriut. Kjo është një zonë që është nën juridiksionin spanjoll pavarësisht se ndodhet në Afrikë.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet spanjolle të emigrimit, që thanë se në 24 orët e fundit mijëra emigrantë kanë hyrë në territorin spanioll. Sipas tyre, mbi 1000 janë minorenë. Sipas tyre, kjo është një shifër e paprecedentë, që nuk ishte regjistruar kurrë më parë.

Sipas mediave vendase, mes emigrantëve është regjistruar edhe një viktimë. Ata përpiqen të kalojnë me forcë kufirin mes Marokut dhe Spanjës, nga deti ose toka, duke përfituar nga fakti që kjo zonë ndodhet në Afrikë.