Virologu i njohur amerikan Anthony Fauci, njëkohësisht këshilltar për Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë, ka ende shumë dilemma në lidhje me origjinën e virusit. Ai nuk është i bindur se virusi është zhvilluar përmes rrugëve natyrale.

Duhet të hetojmë për atë që ka ndodhur në Kinë. Natyrisht që prsonat që po hetojnë mbështesin idenë se virusi lindi nga një kafshe që më pas infekjtoi njerëzit, por mendoj se mund të ketë diçka tjetër”, tha Fauci.

Unë jam në favor të një hetimi të thellë, që do të sqaronte çdo enigmë, jo për të ndëshkuar një vend por për të mirën e njerëzimit, që të parandalojmë këtë situatë”, u shpreh Anthony Fauci.