Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Fifi është në pritje të ëmbël. Ajo dha lajmin e bukur pak javë më parë, në skenën e Festivalit të Këngës, duke zbuluar kështu për të gjithë fansat e saj se për pak muaj do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Duket se shtatzania po shkon mirë për Fifin, e cila po e shijon këtë fazë të ëmbël e të bukur të jetës së saj, krah partnerit të saj, Adisit. Çifti janë njohur së fundmi edhe me gjininë e fëmijës së tyre, teksa lajmin e bukur e kanë ndarë edhe me të gjithë ndjekësit e tyre në rrjete sociale.

Fifi ka zbuluar një eko të bebit, ndërsa krah fotos ka shkruar se është në pritje të një vajze. Por, ende pa ardhur në jetë vogëlushja, këngëtarja e ka shumë të qartë se kujt do t’i ngjajë bebi. E sipas saj, e vogla do të jetë njëjtë si i ati i saj, Adisi

‘Këmba jote e vogël, ëngjëlli im i vogël. Ta honksha këmbën si të babait,’-shkruan Fifi krahas imazhit të ndarë për ndjekësit e saj në rrjete sociale.