Nuk i është dashur shumë kohë dhe Luizi e shpalli menjëherë “armik” Bledi Manen. Sipas tij, ai ka hyrë me strategji të qartë për të goditur atë, për këtë arsye Luizi tha që nuk do ja japë kënaqësinë që të debatojë me Bledin.

Luizi i kërkoi mikut të tij, Tanit, që të merrej ai me Bledin. Vetëm në këtë mënyrë tha Luizi, mund të qëndojë më gjatë në shtëpinë e Big Brother.

Tani i tha Luizit se ai personalosht nuk ka pse “sulmon” dikë kot. Por, në rast se Bledi do kërkojë të debatojë me të, ai sigurisht që do e mbrojë veten e tij.

Luizi shtoi se ai duhet të merret patjetër me Bledin, vetëm nëse qëllimi i tij është që të qëndrojë sa më gjatë në shtëpi…