Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka qenë kohëve të fundit mjaft e komentuar në rrjetet sociale,  për shkak të vëmendjes së ish martesës së saj me bisnesmenin  Adis Patushi.

Çifti ka kohë që i kanë dhënë fundt martesës së tyre , prej të cilës kanë edhe një djalë të quajtur Troi. Ndonëse ata janë ndarë përfundimisht, duket se disa gjëra ende i bashkojnë.

Ditëve të fundit ishte këngëtarja Xhensila Myrtezaj ajo e cila i bashkoj në një përvjetor të biznesit të saj.

Në këtë event përveç modeles bukuroshe Adrola Dushi ishin të pranishëm edhe ish bashkëshorti i saj Adis Patushi dhe kengetarja Filloreta Raci- Fifi, me të cilen po shijon lidhjen dashurisë.  Një fotografi e postuar nga ai event shihet Adrola Dushi me një buzëqeshje fallso dhe aspak në qejf.