Vendi ynë do të jetë nën dominimin e një moti të alternuar me reshje shiu e masa të ftohta ajrore që pritet të sjellin ngrica e temperatura të ulëta në të gjithë vendin.

Sipas Meteoalb, parashikohet një shtim i vranësirave, duke sjellë edhe reshje dëbore në një pjesë të madhe të vendit, por nuk përjashtohen as reshjet e shiut përgjatë shtrirjes perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjrs dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.