Sakoto Kishimoto, një grua 47-vjeçare që jeton në Belgjikë është zgjedhur kryetare e Bashkisë në zonën e Suginami, një nga 23 zonat e Tokio. Një nga zonat administrative në të cilat janë të ndara prefekturat e Tokio.

Kishimoto ka lindur në Japoni, por jeton me familjen e saj në Leuven, në lindje të Brukselit. Falë një fushate elektorale që ka kryer me shumë guxim përmes rrjeteve sociale, duke qenë kryesisht on-line, ajo arriti të mposhtë me pak vota kandidatin tjetër.

Zgjedhja e saj shihet në Japoni si nisja e një politike të re lokale. Aktiviste dhe ambientaliste, kryetarja e re e Bashkisë ka jetuar në vendlindje deri në moshën 25-vjeçare. Ajo u transferua fillimisht në Holandë e më pas në Belgjikë, ku dhe jeton.

Ajo punon si koordinatore e projekteve të “Transnational Institute” me qendër në Amsterdam, një organizatë që merret kryesisht alternativat e privatizimit të ujit dhe të shërbimeve të tjera publike.

Në gjithë këto vite, Kishimota është interesuar për atë që ndodh në Japoni, duke marrë pjesë në shumë konferenca apo takime on-line. Falë kësaj fushate elektrorale, bazuar në vendosjen e një limiti në privatizimin dhe në favorizimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën publike, arriti të mposhtë kritikat në lidhje me fgaktin se jetonte jashtë vendit.

Ajo fitoi me rreth 200 vota diferencë ndaj kandidatit tjetër. Ajo ende nuk është transferuar në Japoni me familjen e saj. Bashkëshorti i saj tha: “Djali i vogël është ende në shkollën e mesme dhe ka disa vite përpara studime këtu. Ndaj, transferimi në Japoni nuk është kaq i thjeshtë. Do të mendohemi mirë”.