Ana Maria Markovic, e njohur si futbollistja më e bukur në botë, ka zbuluar së fundmi se transferimi saj ëndrrave është në Premier League, në Angli. 22 vjeçarja nga Kroacia tha në një intervistë se ka disa klube angleze që janë interesuara…

“Do më pëlqente të vendosesha në Angli. Do të më pëlqente, por nuk jam ende gati pasi këtu te Grasshoppers më vlerësojnë dhe ndjehem mirë për momentin. Ajo që bën dallimin mes burrave e grave për shembull është se kur unë dal në fotot e rrjeteve sociale dal me bikini, kurse për shembull Erling Haaland del përsëri me mbathjet e shkurtra të sportit.

Erling nuk merr të njëjtat komente seksiste që marr unë. Ne gratë e mbështesim njëra-tjetrën dhe do të doja që dhe burrat ta bënin këtë. Sigurisht që kontaktoj me futbollistë të tjerë, sepse bëjmë të njëjtën punë, qoftë me meshkujt e Grasshoppers apo futbollistë ndërkombëtarë, kemi këmbime, por vetëm në fushën e futbollit.

Neymar është një futbollist shumë i mirë dhe shpresoj ta bind të mbështesë futbollin e femrave duke dhënë kontributin e tij”, u shpreh Ana Maria Markovic.