Gazeta britanike Express.co.uk ka shkruar një artikull mbi destinacionet turistike për këtë verë, duke publikuar dhe listën me 20 vendet më të lira, ku turistët e huaj mund të kalojnë pushime të këndshme.

Ajo që na tërheq vëmendjen është fakti se në vendin e 5-të është renditur dhe Saranda, për të cilën shkruan se është më lirë dhe mund të shmangësh turmat e njerëzve.

Artikulli shkruan se përgjatë rivierës shqiptare është Saranda që shfaqet si një destinacion turistik i gjallë për ata që kanë një buxhet “të vogël”.

Saranda më parë ishte një fshat i qetë peshkimi, por për shkak të “klimës mahnitëse” ,me jo më pak se 300 ditë me diell në vit, tani po rritet në popullaritet. Një udhëtim ditor atje është i përballeshëm për buxhetin.

Në jug të qytetit ndodhet Plazhi i Ksamilit, i cili quhet Perla Jon pasi është “shtëpia e ujërave” të kristalta. Mirror Beach thuhet se është gjithashtu i bukur për të bërë banja dielli. Gjithashtu turistët mund të eksplorojnë Parkun Kombëtar të Llogarasë, i cili është shumë i frekuentuar.

Lista me 20 destinacionet turisktike më të lira:

1.Galicia, Spanjë
2. Turqi
3. Golden Sands, Bullgari
4. Palma, Mallorca
5. Sarandë, Shqipëri
6. Shkup, Maqedonia e Veriut
7. Kotor, Mali i Zi
8. Tatras së lartë, Sllovaki
9. Varshavë, Poloni
10. Vjenë, Austri
11. Berlin, Gjermani
12. Hurghada, Egjipt
13. Republika Domenikane, Karaibe
14. Riga, Letoni
15. Kerala, Indi
16. Phnom Penh, Kamboxhia
17. Fixhi, Paqësori Jugor
18. Pragë, Republika Çeke
19. Lisbonë, Portugali
20. Budapest, Hungari