Georgina Rodriguez është rrëfyer në një intervistë të gjatë për Elle Spain. Partnerja e Cristiano Ronaldo-s pranoi se viti 2022 ishte viti më i ndërlikuar i jetës së saj pas humbjes së fëmijës që priste.

Pati gjithashtu një kundërpërgjigje për urrejtësit dhe ata që shpikin lajme të rreme për të. “Nëse ma kërkon sot emrin në Google, del se jam në një mosmarrëveshje me familjen e Cristiano-s, se kam një motër që më kërkon para dhe se nuk e di se çfarë ka ndodhur me Rosalían.

“Jeta ime është shumë më e thjeshtë se e gjithë kjo: nuk më pëlqejnë konfliktet, nuk debatoj kurrë me askënd… por më e keqja është se të gjitha ato informacione janë gënjeshtra:, ka shpjeguar ish-shitësja.

Duke folur për rrjetet sociale, ku është shumë aktive si influencuese, Georgina Rodriguez tha: :E kuptova që ne femrat jemi më kritikët ndaj vetes. Na pëlqen të bërtasim se jemi kampionë të kauzës sonë, por nëse hyni në Instagramin tim, 95% e kritikave që marr me çdo hap që bëj vjen nga femrat.

“Ndonjëherë kërkojmë të drejta që ne vetë nuk i respektojmë. Më duket se kemi ende shumë për të bërë në këtë kuptim”. Ndërsa për temën e bukurisë ajo bëri të ditur: “Ne femrat gjykohemi vazhdimisht nga pamja jonë. E them gjithmonë: Kujdesem për veten sepse dua të ndihem mirë dhe të dukem mirë, por gjithmonë e lidhur me shëndetin”.

Për lidhjen me Cristiano Ronaldon: “U dashuruam me shikim të parë, kur e pashë për herë të parë ndjeva se koha kishte ndaluar. Nuk kam parë kurrë një burrë kaq të pashëm, kaq të kujdesshëm.

“Ai është njeriu më i bukur që sytë e mi kanë parë ndonjëherë. Dhe po, unë jam e dashura e futbollistit më të mirë në botë, por nuk ka nevojë që njerëzit – dhe shumë prej tyre gra – ta përdorin këtë lidhje në mënyrë nënçmuese.

“Është e qartë se marrëdhënia ime me të më ka lejuar të realizoj shumë nga ëndrrat e mia, por gjithmonë kam vendosur të njëjtin pasion në gjithçka që kam bërë”.