Partnerja e futbollistit shumë të njohur portugez, Cristiano Ronaldo po përballet me disa akuza mjaft të forta nga familjarët e saj. Pas xhaxhait të saj, me të cilin duket se Georgina nuk ka aspak marrëdhënie të mira, ajo është akuzuar edhe nga motra e saj si një grua që gëzon për gjendjen jo të mirë ekonomike të motrës së saj.

Në programin televiziv në Telecinco ‘Socialite’, motra e saj, Patricia e ka akuzuar si një gënjeshtare dhe grua e poshtër, që tallet me gjendjen e saj ekonomike. “Kam dëgjuar shumë thashetheme për këtë brenda familjes. Asaj i vjen turp nga unë dhe qesh e gëzohet për gjendjen time aktuale ekonomike e cila nuk është mirë” – është shprehur Patricia.

Më tej, motra e Georgina Rodriguez ka zbuluar se nuk i ka kërkuar para të motrës, por i ka lënë numrin e saj të telefonit, për të ndihmuar fëmijët e saj të blejnë librat. “Unë nuk jam një person që i pëlqen konfrontimi apo zemërimi me të. Mendoj se duhet të flasim për atë që ka ndodhur dhe t’i japim fund kësaj situatë.

Në asnjë moment nuk i kam kërkuar para Georginës, e vetmja gjë që bëra ishte të kërkoja ndihmë për fëmijët e mi. Nuk dua para, i kam dhënë vetëm numrin e telefonit të shkollës që të kontaktojë me ta që të ndihmojë fëmijët e mi duke u blerë librat” – ka thënë ndër të tjera motra e partneres së futbollistit Cristiano Ronaldo.