Futbollisti i njohur spanjoll, Gerard Pique nuk e ka mbajtur larg syrit të publikut lidhjen e tij të re me 24-vjeçaren Clara Kia.

Pak kohë pas njoftimit të ndarjes me Shakirën dhe ndërsa përballej me akuzat për tradhti, ish-futbollisti spanjoll zgjodhi të publikonte një foto me partneren e tij të re.

Pique zgjodhi të postojë sërish një selfie, në të cilën ai shihet teksa është pa këmishë, në krahët e njëri-tjetrit e duke buzëqeshur para kamerës.

E sigurisht që komentet ishin të shumta, shumica në favor të Shakirës.