Deri më tani, Gjermania ka vaksinuar gati 3 milion njerëz me dozën e parë, ndërsa 800,000 kanë marrë dozën e dytë.

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, tha sot në një konferencë për shtyp se “gjithçka po procedon sipas planit”.

“Në shtëpitë për të moshuarit, 80% e pacientëve ishin të mbuluar me dozën e parë, 50% kishin dozën e dytë”, shtoi ai.

Angela Merkel, për ditë me radhë, ka marrë sulme dhe polemika për ngadalësinë e administrimit të vaksinave.