Gjysma e amerikanëve të rritur (mbi 18 vjeç) kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid. Ky lajm është dhënë nga Agjencia Federale Amerikane e Mbrojtjes, që tha se 50.4% e amerikanëve mbi 18 vjeç janë imunizuar pjesërisht dhe 32% e tyre janë vaksinuar totalisht (i kanë marrë të dyja dozat).

Kjo shifër është edhe më e lartë për persona mbi 65 vjeç, ku është vaksinuar 66% e kësaj moshe. Në total, 131.2 milionë amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid.

Shifra vërtet të mira, ndërkohë që nga sot, në Amerikë, nis zyrtarisht vaksinimi i popullsisë së rritur pa kufizim moshe. Pavarësisht se është pezulluar përkohësisht përdorimi i vaksinës Johnson&Johnson, vaksinimi do të vijojë me këto ritme, për të rikthyer sa më shpejt drejt normalitetit këtë vend.