Episod shumë i shëmtuar për dy sipërmarrës kinezë 22 dhe 31 vjeç, që kanë jetuar momente paniku në restorantin La Marina në rrugën Torre Clementina në Fiumicino.

Një burrë, që mbante një pistoletë në dorë dhe me fytyrën të mbuluar me kaskë, ka hyrë në lokal duke kërcënuar dy klientët që t’i dorëzonin orët e tyre.

Një vjedhje e pabesueshme dhe që duket se ka dalë nga një film. Por ka qenë gjithçka e vërtetë. Bëhet fjalë për një vjedhje rekord me vlerë 1 milion e gjysmë euro.

Grabitja ka ndodhur në praninë e klientëve të tjerë. Viktimat duket se merren me import eksport mes Italisë dhe Kinës.