Një person ka mundur të shmangë të gjitha alarmet dhe njerëzit e sigurisë dhe ka hyrë në shtëpinë super të ruajtur të aktorit të njohur të Hollywood, Johnny Deep.

Sipas televizionit TMZ, personi që ka hyrë në shtëpinë është një i pastrehë, që ka mundur të depërtojë në shtëpinë e aktorit dhe të mos shqetësohet shumë për atë që kishte bërë.

Ai ka hapur frigoriferin, ka pirë një gotë verë e më pas ka bërë edhe një dush. Këto veprime duket se kanë bërë që të bjerë alarmi i shtëpisë dhe më pas, policia ka arrestuar personin.

Kjo nuk është hera e parë që persona të padëshiruar hyjnë në shtëpinë e aktorit të njohur. Në janar të kjëtij viti, një grua kishte hyrë në vilën e Deep, pa vjedhur gjë dhe pa bërë dëme. Duket qartë se siguria në të dyja rastet ka pjesën e saj të fajit.

Në të dyja rastet, aktori nuk ka qenë në shtëpinë e tij. Personi që ka hyrë së fundi do të përgjigjet para gjykatës për dëmtimin e një dere dhe hyrje pa leje në shtëpinë e një personi tjetër.