Teknologjia vazhdon të shpëtojë jetë. Përdoruesi amerikan DigitalMofo tregoi përvojën e tij në platformën Reddit: pas një sy gjumë pasdite ai vuri re njoftimet e shumta në lidhje me rrahjet e zemrës të raportuara nga Apple Watch.

I shqetësuar, ai shkoi menjëherë në spital, ku u diagnostikua me gjakderdhje të rëndë gastrointestinale, të cilën megjithatë nuk do ta kishte realizuar kurrë pa ndihmën e aparatit.

“Ezofagiti, gastriti dhe duodenditi, si dhe një hernie hiatale – shpjegoi pacienti në Reddit –. Mjekët më thanë që nëse nuk do të kisha mbërritur për transfuzion në atë moment nuk do ta kisha arritur”.

Ai shtoi: “Bekoni mjekët, infermierët dhe dhuruesit e gjakut, por nëse nuk do të ishte për Apple Watch, unë do të kisha humbur mendjen dhe do të vdisja pa e kuptuar fare”.