Pas heqjes së rregullit për kryerjen e vaksinës anti-Covid në bazë të moshave (heqja e kufirit të moshës nga data 6 maj), në Gjermani ka nisur një “betejë” mes njerëzve për të kryer vaksinën te mjekët e familjes. Të gjithë janë të gatshëm të kryejnë vaksinën AstraZeneca që u është dhënë në dispozicion mjekëve të familjes.

Ka shumë kërkesa për vaksinën e Oksfordit, aq sa dozat që na janë vënë në dispozicion nuk janë të mjaftueshme. Heqja e kufirit të moshës ka bërë që mjaft njerëz të kërkojnë kryerjen e vaksinës. Do të ishte më mirë që doza e dytë të kryhet pas 12 javësh, në mënyrë që deri në atë periudhë të vaksinojmë sa më shumë persona”, tha Nord Reno, presidenti i Shoqatës së farmacistëve. “