Prania e femrave në surf është shumë e madhe dhe e fortë. Në World Surf League meshkujt dhe femrat janë në të njëjtin nivel, siç kemi parë me pesë surfistet më të mira deri në këtë moment në 2022-shin.

Mes atleteve të shumta të njohur në të gjithë botën është njëra që dallohet nga të tjerat: Alana Blanchard, surfiste hauaiane 32 vjeç me një të kaluar në Championship Tour.

Konsiderohet një modele e surfit dhe në të kaluarën ka qenë në qendër të vëmendjes për gjëra që nuk kishin lidhje me ujin: ja historia e saj dhe sekretet e mbretëreshës së surfit.

Moda e surf – Moda dhe surfi janë dy bota që Alana Blanchard ka provuar gjithmonë t’i bashkojë dhe që vetë ajo i mishëron. Aktiviteti i saj si modele në rrjetet sociale është i vazhdueshëm, për vite ajo ka patur një bashkëpunim me një markë veshjesh që ka lidhje  me surfin.

Por gjithçka ka mbaruar për shkak të fëmijës së parë të Blanchard: “Ka qenë një ndryshim i madh për mua të kaloja nga e qenë e sponsorizuar  për gjithë jetën, pak a shumë qëkur kam qenë 14 vjeç, te mungesa e një sponsori kryesor.

“Kanë ndalur kur kanë zbuluar se isha shtatzënë, nuk u pëlqente që të kisha një fëmijë. Dua të punoj me një kompani që më mbështet me të vërtetë”. Djali i parë, Banks, ka lindur në 2017-ën. Pak muaj më parë, Jack Freestone dhe Alana Blanchard kanë sjellë në jetë të dytin, Koda Riley.

Sulmi i peshkaqenit – Para rritjes së popullaritetit falë imazhit, duhet të jesh një sportist i nivelit të lartë. Dhe Alana Blanchard ka qenë një surfiste e madhe: nga mosha 18 vjeç ka garuar vazhdimisht në Tour.

Karriera e saj ka vazhduar përpara pavarësisht një eksperience traumatike: në vitin 2003 ka qenë në ujë kur Bethany Hamilton, mikja e saj më e mirë në atë kohë, është sulmuar nga një peshkaqen.

Hamilton garon akoma në Championship Tour edhe pse ai episod i ka kushtuar amputimin e krahut të majtë. Ngjarja dramatike ka frymëzuar filmin “Soul Surfer”, me aktoren Lorraine Nicholson në rolin e Blanchard.

Jashtë ujit – Alana ka nisur të merret me surf falë babait, Holt, në moshën 4 vjeç. E rritur në Kauai, ka kapur dallgët e paranë Hanalei Pier. Blanchard është vegane dhe aktiviteti i saj sportiv nuk limitohet te surfi: kur mundet bën stërvitje fitnes dhe ka një pasion për boksin dhe biçikletën.