Ray Liotta është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeç. Lajmi është konfirmuar nga mediat amerikane. Aktori i filmit të njohur “Goodfellas” të Martin Scorsese është ndarë nga jeta në gjumë në Republikën Domenikane, ku po xhironte filmin “Dangerous Waters”.

Sipas medias amerikane TMZ, vdekja e aktori nuk është e dyshimtë dhe nuk ka qenë një krim. Ray ka mbuluar role të ndryshme në seriale televizive deri kur në 1986-ën, falë Melanie Griffith fitoi rolin e Ray Sinclari në “Somthing Wild”.

Në 1990-ën, Martin Scorsese e ka kërkuar për filmin “Goodfellas” në rolin e protagonistit (Henry Hill), një italo-irlandez që kërkon të bëjë rrugë në mafien amerikane, një rol që e bëri të famshëm në të gjithë botën.

Pavarësisht se fama e tij është e lidhur kryesisht me fillimet e viteve Nëntëdhjetë, Liotta ka vazhduar të punojë me regjisorë si Guy Ritchie (Revolver), Ridley Scott (Hannibal) e Ted Demme (Blow).