Mbrëmja e sotme në Big Brother VIP Albania ka qenë mjaft emocionuese për një nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Vëllai i Madh kishte përgatitur një surprizë mjaft të veçantë për aktorin Amos Zaharia.

Gjatë një bisede me Arbanën në dhomën e rrëfimit, ai komentoi disa foto kur ka qenë i vogël, krah prindërve e motrës së tij. Më pas, Vëllai i Madh i kishte përgatitur një surprizë, duke i sjellë në shtëpi, aktorin e njohur të Portokallisë, Rezart Veleshnjen, i cili imiton babain e tij në programin e humorit.

Pas disa fjalëve të mikut të tij, Rezartit, në dhomën e surprizave u fut edhe babai i Amosit, Gjergj Zaharia, i cili shfrytëzoi rastin për t’i dhënë disa këshilla të birit. Takimi mes tyre ishte vërtetë shumë emocionues, teksa Amos u përlot teksa përqafoi të atin.

“Ti nuk vret dot një mizë, na tregon ne barcaleta horror. Ke shumë të fala nga mami, nga motra. Gent Zenelaj të do shumë, shumë fare. Të bëjnë shumë të fala dhe të presin me padurim. Ne të shohim me shumë dashuri, rri shumë rehat. E të keqen babi”, i tha babai Amosit.