Sezoni veror ka hyrë zyrtarisht dhe temperaturat e larta të ditëve të fundit e konfirmojnë këtë gjë. Sipas meteorologëve, i nxehti afrikan që ka prekur gjithë Europën jugore dhe atë jug-lindore ka bërë që temperaturat të jenë mbi mesataren e këtij muaji.

Temperaturat e kësaj jave kanë qenë deri në 36 gradë, por ato do të rriten edhe më shumë gjatë 48-72 orëve në vijim. Pritet që tempertura të shkojë deri në 40 gradë në jugun e Italisë, Greqi dhe Shqipëri, si vendet që do të preken më shumë nga kjo masë e ngrohtë ajri.