Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 14,242 raste pozitive të koronavirusit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Viktimat e shënuara – fatkeqësisht – janë 616.

Dje rastet pozitive ishin 12,532 dhe të vdekurit 448.

Në total që nga fillimi i epidemisë rastet janë 2,303,263, viktimat 79,819.

Aktualisht pozitivë janë 570,040 (-5,939 krahasuar me dje), kurse të shëruar 1,653,404 (+19,565).

Në 24 orët e fundit, 141,641 tamponë koronavirus janë kryer në Itali, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Dje testet ishin 91,656. Shkalla e pozitivitetit është 10.05%, nga 13.6% dje.