Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 12,415 teste (molekulare dhe antigjenike) pozitive për koronavirusin, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Viktimat janë 377.

Të shtunën pozitiv ishin 16,310 dhe të vdekurit 475.

Në total, ka pasur 2,381,277 raste që nga fillimi i epidemisë, 82,177 viktima.

Aktualisht pozitiv janë 553,374 (-4,343), kurse të shëruarit 1,745,726 (+16,510) Në izolim shtëpie janë 528,114 njerëz (-4,299).

Janë kryer 211,778 teste për koronavirus (molekular dhe antigjenik) në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Të shtunën ishin 260,704.

Shkalla e pozitivitetit është 5.9%, nga 6.3% dje (-0.4%). Pacientët e kujdesit intensiv janë ulur me 17 njësi.