Në 24 orët e fundit, në Itali kanë rezultuar 20 331 tamponë pozitive me koronavirus dhe janë shënuar gjithashtu 548 viktima, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Në total, tamponët për koronavirusin e kryer në 24 orët e fundit në Itali ishin 178 596.

Të martën testet ishin 135 106. Shkalla e pozitivitetit është 11.3%, pothuajse e pandryshuar nga 11.4% dje.

Pacientët në kujdesin intensiv për Covid-19 në Itali po rriten me dy njësi, në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve. Ka 183 pranime ditore në kujdesin intensiv: numri i përgjithshëm i njerëzve të pranuar në kujdes intensiv tani është 2.571.

215 mijë doza të vaksinës Pfizer Biontech mbërritën në Itali të martën dhe kanë të bëjnë me një pjesë të këstit të dytë të destinuar për në Itali.