Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 15 378 tamponë pozitivë të koronavirusit, sipas të dhënave të shpërndara nga Ministria e Shëndetësisë. Viktimat e shënuara – fatkeqësisht – janë 649.

Tamponët për koronavirusin e kryer në 24 orët e fundit në Itali ishin 135 106 në total, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Dje testet ishin 77 993. Shkalla e pozitivitetit është 11.4%, me rënie 2.4% nga 13.8% që ishte dje.

Ka 10 pacientë më pak në kujdes intensiv për Covid-19 në Itali, në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Pranimet ditore në reanimacion janë 202, numri i përgjithshëm i njerëzve të pranuar në kujdes intensiv tani është 2 569.

Nga ana tjetër, 78 pacientë të tjerë hynë në pavijone të zakonshme në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 23 395.