Ivanka Trump, vajza dhe njëkohësisht këshilltarja personale e presidentit të Amerikës, Donald Trump, ka dalë kundër vendimit të babait të saj. Ajo ka deklaruar se dëshiron të jetë e pranishme në ceremoninë e betimit të Joe Biden si presidenti i ardhshëm i Amerikës.

Kjo gjë ka tërbuar jashtë mase presidentin Trump, që e ka konsideruar këtë gjest të vajzës së tij si një fyerje. Ai mendon se kjo pjesëmarrje e Ivanka Trump në ceremoninë e Joe Biden do t’i kushtonte mijëra vota elektorale dhe e konsideron si “vendimin më të keq të jetës nga ana e vajzës”

Më tej, Donald Trump u shpreh se procedurat dhe planet për një shkarkim të tij nga detyra e presidentit të Amerikës ka shkaktuar zemërim te qytetarët. Ai i ka konsideruar këto manovra politike qesharake dhe si një “gjueti shtrigash”.