Pas 1 viti e 3 muaj, në Izrael nuk është me e detyrueshme mbajtja e maskës anti-Covid në ambiente të mbyllura. Lajmin e konfirmoi Ministria e Shëndetësisë, duke parë që numri i rasteve të reja të infektimit me koronavirus në këtë vend ka rënë ndjeshëm, në minimum.

Përjashtim nga kjo masë bëjnë vetëm punëtorët apo turistët e pavaksinuar, qendrat shëndetësore apo të kujdesit për personat e moshuar, personat që janë në karantinë apo pasagjerët e linjave ajrore dhe shkollat, ku shumica e nxënësve janë nën 16 vjeç dhe të pavaksinuar.