Shtimi i rasteve të reja me koronavirus në Izrael, më shumë se 200 pozitivë në 24 orët e fundit, ka detyruar qeverinë të rishohë masat anti-Covid. Duke nisur nga mesdita e sotme, do të rikthehet mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura.

Kjo masë ishte hequr më 15 qershor. Rivendisja e maskës duhej të niste ditën e diel, por qeveria vendosi ta afrojë vendimin për sot në mesditë. Rastet e reja me Covid-19 janë më së shumti me variantin e ri Delta.

Ministria e Shëndetësisë në Izrael ka rekomanduar njerëzit që ta mbajnë maskën edhe në ambientet e hapura edhe pse kjo gjë nuk do të jetë e detyrushme. Maska do të mbahet edhe në aventet publike.