Japonia “vishet” me të kuqe pas çeljes së luleve të qershisë, ndërkohë që njerëzit kanë vërshuar në rrugë për të festuar ardhjen e pranverës pas vendimit të qeverisë për të mbyllur gjendjen e jashtëzakonshme.

Ky vendim ishte marrë në fund të 2020-ës si pasojë e pandemisë Covid-19, por duket se situata është disi më e qetë. Lajmi për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme përkon me festën pranverore të “sakura”, që është çelja tradicionale e luleve të qershisë.

Kjo ka sjellë një atmosferë feste në Tokio, pasi qytetarët kanë vërshuar në parqe për të shijuar këtë liri. Gjithsesi, qëndron në fuqi ndalimi për të bërë piknik apo për të qëndruar në grupe në parqe.

Ky lajm i heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme vjen 4 muaj nga fillimi i Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.