Demografia po kthehet në një problem të madh në Japoni, që po rëndohet nga viti në vit. Nga fillimi i këtij shekulli, numri i lindjeve në Japoni është ulur ndjeshëm, çka po sjell një plakje të popullsisë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë së Japonisë, gjatë vitit 2020 numri i lindjeve është ulur me 14.6%.

Kjo e dhënë është më e ulta që nga vitit 2000, çka tregon se familjet e reja në Japoni kanë frikë të bëjnë fëmijë. Natytrisht që gjatë vitit të fundit në këtë statistikë të frikshme ka ndikuar edhe pandemia Covid-19.

Sipas studimit të kryer nga Ministria e Shëndetësisë çiftet e reja kanë vendosur të shtyjnë gjithnjë e më shumë lindjen e një fëmije.