Këngëtarja e famshme Jennifer Lopez ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave të saj me postimet e fundit në rrjetet sociale. 51-vjeçarja duket në formë të shkëlqyer dhe duket se ditët e para të këtij viti i ka kaluar në plazh.

E veshur me një bikini të kuqe këngëtarja duket e motivuar për vitin që sapo ka nisur. “Meditim, konfirmim”, shkruan Jennifer Lopez, teksa përshëndet oqeanin me krahët hapur dhe përkulet, gati duke u falur.

Pak orë më herët, këngëtarja kishte postuar edhe një foto “hot”, duke bërë palestër dhe duke treguar gjoksin e saj. Foto ku tregon format e saj seksi, duke konfirmuar se ky vit do të jetë i magjishëm për të.